Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka reaguar deputetit të pushtetit, Arban Abrashi, pasi ky pretendoi se “haraçi që po bëhet në bizneset e vogla, financohet nga PDK”.
Gruda ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate, duke thënë se ky është fjalor rruge, si dhe duke e pyetur se pse nuk janë arrestuar të njëjtit, derisa Vetëvendosje e ka pushtetin tash e gjashtë vite.
“Që s’jemi në rrugë. Nuk mundesh me thonë ‘janë nja disa haraçexhinj të bizneseve që financojnë Partinë Demokratike’. A e dini sa e ligë është kjo fjalë, mbas pari kështu për pikëpamje politike? Masanej, a di sa problem ligjor e konceptual është kjo fjali? Qysh mundesh me thonë ti ‘ato biznese që qitkan haraç’? A je ti pushteti? Pse ti zotni, që e ke shtetin qe gjashtë vjet, e din që ka njerëz që qesin haraç në Kosovë dhe nuk shkon me i marrë me i arrestu? Apo na kuptoni çka po flasim, të nderuar qytetarë? Deputeti i pushtetit po thotë ka njerëz me haraç që financokan nji parti politike, fyen tani parti politike, edhe shteti nuk merr masa”, tha ai.






