Propozimi i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk po kalon, e lidhur me këtë ka folur deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.
Ai thotë në Rubikon se Haxhiun si kryekuvendare nuk e voton, edhe nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër.
“Nuk e lejojmë të ndërtohet një diktat, kur ne votojmë qysh thotë një lider politik, nuk votojmë nën diktat politik. Edhe me kusht nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër në fund të këtij procesi, unë nuk votoj nën diktat, as PDK-ja”, u shpreh Gruda.