-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Gruda i PDK-së takohet me vëllain dhe djemtë e ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 29, Përparim Gruda është takuar me vëllain dhe djemtë e ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar.

Ai ka thënë se ata janë duke e vazhduar me përkushtim rrugën atdhetare të familjes së tyre.

“Me Naser Imerin, drejtorin e ‘Ariani Company’ dhe me Arian e Visar Imerin, djemtë e komandantit të UÇK-së, Gani Imeri. Një takim i veçantë me njerëz që vazhdojnë me përkushtim rrugën e familjes së tyre, duke ruajtur vlerat dhe trashëgiminë e një figure të shquar të historisë sonë, tashmë me kontribut të çmuar për zhvillimin e Kosovës sonë!”, ka shkruar Gruda në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit