5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Gruda i PDK-së replikon me ministren Haxhiu: Gjykata Komerciale ishte propozim i Kadri Veselit, ajo e përvetësoi idenë

- Advertisement -

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka replikuar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cila tha se është përmbushur zotimi i VV-së. Ajo po ashtu tha se nëpër debate televizive ishte thënë se duhej 5 vjet për funksionalizimin e saj, ndërsa ajo filloi punën sot disa muaj pas kalimit të Lijgit në Kuvend.

Gruda, duke folur për Gjykatën Komerciale, i ka  rikujtuar Ministres Haxhiu se kjo ishte propozim dhe ide e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ministrja e Drejtësisë paska thënë sot se në debate televizive ka pasur hezitime për krijimin e Gjykatës Komerciale.  Nuk e di për kënd e ka fjalën, por e di që Gjykata Komerciale ishte propozim i Kryetarit të PDK-se Kadri Veseli, në vitin 2019, dhe atëherë kishte filluar puna për krijimin e saj”, ka thënë Gruda.

Më tej, ai ka thënë se po të shikoj me kujdes ministrja, mund të gjej kundërshtarët e kësaj gjykate në partinë e saj.

“Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ajo përvetëson punët që i kanë bërë të tjerët”, ka përfunduar Gruda.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit