0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Gruda i PDK-së: Qeveria duhet ta bëjë vettingun siç themi ne, ndryshe s’do mundet

- Advertisement -

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda thotë se procesi i Vettingut duhet të votohet nga të gjitha forcat politike.

Sipas tij, nëse Qeveria nuk do ta bëjë Vettingun siç thotë PDK-ja, ndryshe nuk do mundet ta bëjë.

“Ne kemi paraqitur si propozim para disa muajve në takimet që kishim edhe është mirëpritur dhe unë besoj se asaj rrugë po shkojmë, se s’ka rrugë tjetër për ta bërë Vettingun. Nëse Qeveria do ta bëjë Vettingun duhet ta bëjë siç po themi ne, ndryshe s’do mund ta bëjë. Sepse s’do të mund t’i kaloj amandamentet kushtetuese. Se duhen edhe votat e opozitës”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Ai shtoi se nëse Vettingu në drejtësi nuk votohet edhe disa vite, atëherë më nuk do ia vlejë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit