Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 29, Perparim Gruda, ka marrë pjesë në një tubim të organizuar me vajzat dhe gratë në Skenderaj.
Ai ka thënë se “bashkë do ta ndërtojmë një të ardhme ku gratë janë në qendër të vendimeve të mëdha për Kosovën”.
“Tubim i jashtëzakonshëm me gratë e Skenderajt! Sot, në zemër të Drenicës, bashkë me gratë e jashtëzakonshme të Skenderajt, diskutuam për rëndësinë e fuqizimit të grave në vendimmarrje dhe pozita udhëheqëse. PDK mbetet e përkushtuar për të krijuar mundësi të barabarta dhe për të siguruar që zëri i grave të jetë i dëgjuar në çdo nivel. Bashkë, do ta ndërtojmë një të ardhme ku gratë janë në qendër të vendimeve të mëdha për Kosovën”, ka thënë Gruda.