Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 29, Perparim Gruda, ka bërë me dije se ka zhvilluar takime frymëzuese me qytetarët e Skenderajt dhe Drenasit.
Gruda është shprehur i bindur se “Me besim dhe përkushtim, vazhdojmë përpara drejt fitores!”.
“Takime frymëzuese në Skenderaj dhe Drenas! Qytetarët janë shtylla e vizionit tonë për një Kosovë ma të mirë. Me besim dhe përkushtim, vazhdojmë përpara drejt fitores! #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PërparimGruda29”, ka shkruar Gruda në Facebook.