Zyrtari i lartë i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në lidhje me arrestimet në MINT nën dyshimet për keqpërdorimin e rezervës shtetërore.
Gruda ka thënë se në kohën kur korrupsioni ka dalë në shesh, Kurtit i ka humbur legjitimiteti.
“Pas deklaratës së fundit të Kryeministrit, Qeveria Kurti dhe argumenti i saj i vetëm që lidhej me sundimin e ligjit ka rënë. Ajo është në detyrë vetëm formalisht, por ka humbur çdo lloj legjitimiteti politik dhe moral. Si mund të flasë një Kryeministër në këtë mënyrë?! Populli ka dëgjuar të gjitha përgjimet, ku korrupsioni duket në shesh. Çfarë Kryeministri është ky që mbron kështu krimin dhe korrupsionin?! Kjo, në fakt, është thirrje për vetëgjyqesi dhe luftë civile. Kosova nuk i ka borxh këtë askujt, aq më pak Albin Kurtit”, ka shkruar Gruda në Facebook.