3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Gruda i PDK-së i reagon Osmanit: Historia e Thaçit e nderon Kosovën dhe kombin shqiptar

- Advertisement -

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj akuzave të presidentes Vjosa Osmani në adresë të Hashim Thaçit në lidhje me idenë për shkëmbim të territoreve.

Gruda i ka thënë Osmanit se Thaçi është krenaria e Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Presidentja Osmani është një aksident politik i shoqërisë kosovare në tranzicion. Ajo ka vetëm një rrugë si të shpëtoj nga kompleksi që ka përballë Hashim Thaçit: të mos e përmend fare atë! E ndërkohë, të përpiqet të bëjë ndonjë gjë të vlefshme për Kosovën nga pozita që mbanë si e para e shtetit”, ka shkruar Gruda në Facebook.

Postimi i plotë:

Historia e Hashim Thaçit e nderon Kosovën dhe kombin shqiptar në çdo sekond të saj. Ai është një nga themeluesit e UÇK-së, luftëtar i lirisë i cili ka shpallur deklaratën e pavarësisë.

Edhe sot, ai bashkë me Kadri Veselin dhe bashkëluftëtarët tjerë, janë të vetmit shqiptar që vazhdojnë të paguajnë akoma çmimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

E gjitha kjo përbën një epokë. Është një histori e jashtëzakonshme, një lavdi e madhe, para të cilës, sot presidentja u hutua e u verbua. Do t’i ndodh e njëjta saherë do të tentoj të krahasohet më të. Sigurisht, Hashim Thaçi nuk i ka asnjë faj presidentes, pasi ajo nuk gjen dot qetësinë as kur ai nuk është më pjesë e jetës politike të Kosovës.

Presidentja Osmani është një aksident politik i shoqërisë kosovare në tranzicion. Ajo ka vetëm një rrugë si të shpëtoj nga kompleksi që ka përballë Hashim Thaçit: të mos e përmend fare atë! E ndërkohë, të përpiqet të bëjë ndonjë gjë të vlefshme për Kosovën nga pozita që mbanë si e para e shtetit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit