9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gruda i PDK-së: E turpshme dhe e papranueshme konferenca e VV-së për rastin Dehari

- Advertisement -

Përparim Gruda i PDK-së ka reaguar pas konferencës së VV-së para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit.

Gruda përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se diçka e tillë në këtë kohë është e papranueshme dhe e turpshme.

“Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë, sot LVV vendosi të organizojë një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.
A është kjo drejtësia që keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari?Kjo është e papranueshme dhe e turpshme”, shtoi Gruda.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit