28.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Gruda e zë ngushtë Qorrollin me një pyetje, zyrtari i VV-së nuk e di nëse Kurti është deputet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e ka zënë ngushtë zëvendësministrin e drejtësisë, Vigan Qorrollin.

Derisa ishin pjesë e debatit në “RTK Prime”, Gurda e ka pyetur Qorrollin, nëse Albin Kurti është sot deputet.

Ndonëse kjo pyetje i është bërë disa herë, zyrtari i VV-së ka hezituar të përgjigjet.

A është Albin Kurti deputet? A është deputet, a jo?”, ka pyetur fillimisht Gruda.

Kurse, përgjigja e Qorrollit ka qenë qesharake.

Kuvendi i Republikës së Kosovës i certifikuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit është i pakonstituuar dhe kaq”, ka thënë Qorrolli.

Duke parë se zyrtari i VV-së po i ikte pyetjes, Gruda ka insistuar sërish.

A është deputet sot z. Kurti, apo nuk është”, ka përsëritur pyetjen Gruda.

Kuvendi është i pakonstituua”, është përgjigjur ai.

Më pas Gruda ka tregua se pse nuk përgjigjet Qorrolli.

Pse nuk përgjigjeni? Sepse e di që nuk të bëjnë mirë”, ka thënë Gruda.

Të ngjashme

Të fundit