Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë se po shkelet rregullorja e Kuvendit të Kosovës, me thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për amandementet kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e presidentit.
Këto deklarata ai i bëri në seancën që po mbahet aktualisht.
“E sfidoj çdokë në kabinetin qeveritar, nëse e gjejnë një vend që kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese bëhet sot, ndërsa miratimi bëhet pas një dekade e tutje, nuk dal me fol më në këtë kuvend.
Mbi të gjitha, ky Kuvend funksionon sipas rregullores së punës së vet, më lejoni t’ua lexoj çka thotë për këtë rast, s’e ke lexu, dëgjoje se s’e ke lexu, seanca plenare për të miratuar amandamente kushtetuese thirret brenda dy javësh nga marrja e vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese. Dy javë, 14 vjet mbrapa jena. Kryetare, dy javë, dy javë seanca për miratim, a jemi në seancë për miratim na? Po thotë seanca për miratimin e amendamenteve thirret dy javë pasi merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Po flas me juve, se ju kujdeseni për seancë” – tha ai.
Këtu, kryetarja Haxhiu iu përgjigj: “Drejtoju qytetarëve, jo mu”
“Pse jo ty, për qit rregullore kryetare, ju jeni autoriteti final i këtij Kuvendi për me drejtu rregullorën. A është qashtu, prandaj po të drejtohem ty? Si kryetare e Kuvendit, pse lejoni me u shkel rregullorja?” – tha Gruda.






