11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Grubi tallet me Kurtin, ironizohet me Ramën: Çka ndodhi në vizitën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut?

- Advertisement -

Në Çair, komunë që udhëhiqet nga Lëvizja Demokratike, partia e sapothemeluar e Izet Mexhitit, ai përuroi një rrugë në emrin e veprimtarit të njohur të Kosovës, Adem Demaçi. Ndërsa në Tetovë në takim me kryetarin e kësaj komune, njëherit kryetarin e partisë opozitare, Lëvizja Besa, Bilall Kasami, Kurti foli për një projekt rrugor që do të lidhë Prizrenin dhe Tetovën.

Për përurimin e rrugës “Adem Demaçi” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shoqërua nga kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu, krytari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi dhe kryetari i partisë BESA, Bilall Kasami.

Gjatë përurimit të rrugës, Kurti emërtimin e kësaj rruge në emrin e Demaçit e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë.

Shefi i ekzekutivit tha se Demaçi me aktivitetet e tij që i kushtuan 28 vite burg u bë simbol i paepur për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacin Adem, e di që figura më e dashur politike e shekullit 20 ishte Hasan Prishtina. Sot teksa kujtojmë Adem Demaçin natyrshëm kujtojmë edhe Hasan Prishtinën i cili nesër por 111 vite më parë erdhi dhe çlirojë Shkupin bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, ndërsa pasnesër 90 vite më parë u vra mizorisht në Selanik”, tha Kurti.

Ndonëse, në përurimin e rrugës “Adem Demaçi” morën pjesë kryeministri kosovar dhe tre kryetar të partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kishte një prezencë të vogël të qytetarëve.

Në lidhje me këtë nuk la pa ironizuar zëvëndëskryeministri dhe njëherit njëriu me i afërt i Ali Ahmetit, Artan Grubi.

Për shkak të pjesëmarrjes së ultë të qytetarëve, Grubi pyeti nëse kishte ndonjë ngjarje në Çair.

A mos ka bo vaki najsend”, ka shkruar Grubi.

Nga Çairi, kryeministri Albin Kurti u nis për në Tetovë. Gjatë vizitës në qytetin më të rëndësishëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Kurti foli për projektin e rrugës që do të lidhë Prizrenin me Tetovën përmes edhe një tuneli të gjatë 6 km.

Për ta treguar rëndësinë e këtij projekti që lidh dy qytetet shqiptare, ai bëri një deklaratë të çuditshme.

““Kjo rruga që pamë këtu është rrugë e brendshme e komunës, por ne jemi shumë të interesuar që të ecim sa më shpejt për lidhjen infrastrukturore të Prizrenit të Tetovës, që në qiell ishin një qytet e në tokë janë dy, përmes aksit i cili parasheh edhe një tunel”, tha Kurti.

Nga Tetova kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe liderët opzitarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e ironizuan me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitin dhe kreun e Alternativës, Afrim Gashin.

Në përshkrimin e fotos Kasami ka shkruar: “Në ballkon të hapur”.

Vizita jozyrtare dhe joformale e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut në kohën kur opozita shqiptare po konfigurohet është pritur më shumë kritika.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti për përçarje të shqiptarëve në rajon.

Ai ka thënë se i pari i Qeverisë, pas përçarjes së faktorit politik në Luginë të Preshevës, po dëshiron t`i përçajë edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me vizitën e sotme atje.

Në profilin e tij në Facebook, Klinaku ka shkruar se edhe veprimtari Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Kurtin.

Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti; Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc); Së treti, ke shkuar në Çair por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. P.S Sa t’ke njerëz të hipnotizuar, “grahi” se mirë e ke”, ka shkruar Klinaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit