18.1 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Grubi për incidentin në aeroport: Kosovë, na fal!

- Advertisement -

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar pas skandalit diplomatik në Aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani.

Grupi i ka kërkuar falje Kosovës, teksa ka hedhur kritika ndaj qeverise maqedonase, duke i quajtur edhe faqezinj e frikacakë.

“Kosovë, na fal. Nga zot shtëpie në qiraxhi, nga vendimmarrës në vazal, nga krenar në puthadorë, nga dinjitozë në pakurrizor, nga faqebardhë në faqezinjë, nga të ditur në injorant, nga guximtar në frigacak, nga qeverisës në shërbëtorë, nga fitimtar në humbës, nga Europa e Amerika në Rusi e Serbi, nga Ali Ahmeti në Ivan Stoilkoviq”, shkroi Grubi.

Në Aeroportin e Shkupit sot ka ndodhur një skandal diplomatik ndaj Kosovës, ku e përfshirë ishte presidentja Vjosa Osmani.

Sigurimi i aeroportit ka tentuar që t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, e madje sipas Presidencës, të njëjtit kanë tentuar ta shtyjnë edhe fizikisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit