6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Grubi: Nga e hëna hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit mes Maqedonisë e Shqipërisë

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se nga e hëna do të ketë kontroll të përbashkët në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri.

Përmes një njoftimi në Facebook, Grubi thotë se ky vendim do të lehtësojë dhe thjeshtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve, në pikën kufitare “Qafë thanë”.

“Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njërëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona. Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit