Home Lajme Grubi: Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera, me Kosovën jo

Grubi: Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera, me Kosovën jo

0
Grubi: Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera, me Kosovën jo

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur për raportet me liderët shqiptarë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Grubi ka thënë në Rubikon se raportet e Maqedonisë së Veriut me liderët e Shqipërisë, Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës janë të shkelqyeshme, por që e njëjta nuk vlen edhe për marrëdhëniet me shtetin e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera, dhe vërtetë ka impakt rajonal politika të cilën po e zhvillojmë në Maqedoninë e Veriut dhe në takimet që kishim me kryeministrin Rama u pa ky impakt, sepse ndikimi ynë është shumë i madh, nënshkruam marrëveshje për kufi të ri me Shqipërinë, që ta lëvizim kufirin nga Qafa e Thanës ta zbresim pak më poshtë, për portin e thatë i cili do të ndërtohet në Strugë, ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te porti i ri i cili po ndërtohet në Durrës, për ndërtimin e largpërçuesit elektrik nga Manastiri në Elbasan”, tha Grubi.

“E njëjta vlen për raportet me Dritanin që janë të shkëlqyera, por edhe ndikimi në Luginën e Preshevës sepse vazhdimisht kemi konsultime dhe takime me zotërinë Shaip Kamberi dhe liderët tjerë të Luginës së Preshevës”, tha Grubi.

Tutje, ai ka theksuar se qeveria e Maqedonisë së Veriut është ofruar në dispozicion të plotë të Kosovës.

“Me Kosovën ndoshta për arsye të angazhimit shumë të madh të institucioneve dhe autoriteteve kosovare me dialogun dhe me çështjen e hapur me Serbisë, komunikimi nuk është aq intensiv siç është me të tjerët, edhe pse jemi ofruar dhe jemi në dispozicion të plotë. Çdo kapacitet i yni në çdo forum qoftë rajonal, qoftë kontinental, jemi ofruar të jemi në shërbim të plotë ndaj institucioneve të Kosovës”, tha Grubi.

Exit mobile version