23.9 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

Gruaja nga Rahovica e Ferizajt zhduket për herë të tretë, nisin kërkimet për të

- Advertisement -

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit ka nisur një kërkim për një grua e cila u raportua e zhdukur nga familja e saj.

Lidhur me këtë operacion detaje për Klankosova.tv ka dhënë Mentor Maloku, nënkryetar i kësaj shoqate.

“Jemi duke shkuar në Kaçanik për ta kërkuar një grua e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e vet. Në fakt, kjo është hera e tretë që nisim një operacion kërkimi për zonjën në fjalë”, deklaroi Maloku.

“Ajo është nga Rahovica e Ferizajt e familjes Jakupi. Edhe në dy rastet e kaluara e patëm gjetur. Tani sipas informacioneve që kemi nga familja ajo mund të ketë shkuar tek disa familjar në Kaçanik. Më tutje do t’ju njoftojmë lidhur me rastin”, deklaroi ai.

Klankosova.tv merr vesh se bëhet fjalë për Hamide Jakupi e moshës 53 vjeçare

Të ngjashme

Të fundit