Një grua në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë ka njoftuar policinë se në banesën e saj ka vërejtur dy predha të armës së zjarrit të cilat kishin depërtuar përmes dritares.
Për rastin që ndodhi paraditen e së premtes, policia thotë se rasti është nën hetime.
Në po të njëjtën ditë dhe rrugë, një burrë ka raportuar se përderisa ka qenë në shtëpi ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.