Një fotografi e një qytetareje turke po bën xhiron e botës.
Aysel Lyeral, ka publikuar një fotografi në Twitter, e gjendur nën rrënoja, duke kërkuar ndihmë që të shpëtohet.
“Më shpëtoni” – ka shkruar ajo në postimin e saj.
E njëjta ka marrë shumë shpërndarje e komente, teksa është raportuar edhe në mediat prestigjoze.