Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është keqtrajtuar seksualisht në vazhdimësi teksa burri i saj nuk ka qenë në shtëpi.
Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM SEKSUAL/Podujevë. Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje