Një nënë, e cila është cilësuar si ‘gruaja më e urryer’ në Britaninë e Madhe, është duke planifikuar një dasmë të madhe. Ajo ka një kusht aspak të zakontë për ata që duan që të jenë pjesë e ditës së saj të madhe. Të ftuarit duhet të paguajnë që të jenë të pranishëm.
Ish-modelja 40-vjeçare, Carla Bellucci, është bërë e njohur për shkak të gënjeshtrës që bëri për të mbledhur para për operacionin e hundës. Ajo tha se ishte në depresion, por në fakt nuk ishte aspak ashtu.
E tani është sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe nga kërkesa e saj e çuditshme. Nëna e katër fëmijëve do të martohet me 52-vjeçarin, Giovanni.
E teksa tashmë çmimet e dasmave janë rritur, ajo shpreson se deri ditën e madhe do të arrijë të kursejë dhe do të bëjë miqtë e familjarët që të paguajnë.
Carla dëshiron që 30 persona të paguajnë rreth 100 paund për të marrë pjesë në dasmë, që i bie të mbledhë 3000 paund në total.
“Unë dua më të mirën për gjithçka, por nuk dua që të falimentoj. Prandaj u kam thënë 30 të ftuarve të mi se duhet të kontribuojnë nga 100 paund secili, në mënyrë që të kursejmë pak para. Deri më tani kanë rënë dakord! Gjithashtu po arrij të kursej edhe me bashkëpunime”, ka thënë Carla nga Hertfordshire.
Ajo ka shtuar se i pëlqen fakti se po bën dasmën e saj të ëndrrave dhe njerëzit e tjerë janë duke paguar për të.
“Edhe njëherë po bëj atë që dua pa pasur nevojë që të shpenzoj shumë nga paratë e mia”, tha ajo, e cila ka treguar edhe disa detaje që po mendon për dasmën:
“Po planifikoj të shkoj me një kalë të bardhë dhe mezi pres të jem në qendër të vëmendjes. E di që njerëzit do të tronditen nga ideja– por nuk po i detyroj mysafirët e mi të vijnë”.
“Daily Star” shkruan se Carla, e cila mbledh 5000 £ në muaj nga “OnlyFans”, tashmë ka rezervuar hotelin me pesë yje Hilton për ditën e saj të veçantë.