Pas zërave të shtuar për një kalim të mundshëm të Robert Lewandowskit në Barcelonë, brenda kësaj vorbulle reagimesh është futur edhe gruaja e polakut.
Në një pyetje që iu bë në InstaStory se a do të kalojë sulmuesi në “Camp Nou”, gruaja e tij u përgjigj shkurtazi se nuk e di.
“Do doja ta dija edhe unë gjithashtu”, u përgjigj ajo.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/07/FXjJVOQWQAEOr4P.jpg)
E gjithë kjo zhagitje e procesit po ndodh pasi nuk po gjendet dakordimi në mes të palëve për kalimin e lojtarit në “Camp Nou”.
Vetë Lewa është dakord që kjo lëvizje të ndodhë, por po i duhet të presë edhe dritën jeshile nga Bayerni.