14.5 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Gruaja e njërit prej viktimave në Gollubovc: Astrit Isufi pati të veshur jelek antiplumb

- Advertisement -

Moderatorja e emisionit “Kosova Today”, Jehona Gashi-Bajrami, ka thënë se ka kontaktuar me njërën prej bashkëshorteve të viktimave nga fshati Gollubovc i Malishevës.

Ajo ka theksuar se familjet e viktimave kishin planifikuar të ktheheshin sot në diasporë, aty ku jetojnë dhe veprojnë, sepse viktimat, Naim dhe Driton Morina, ishin në Kosovë për të përfunduar të pamen për babanë e tyre.

Gashi-Bajrami ka shtuar se gruaja në fjalë i kishte thënë se Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, kishte shkuar dje tek familja e tyre i veshur me jelek antiplumb.

Sipas saj, ai kishte shkuar për t’i marrë gruan dhe fëmijët që i kishte tek familja e saj. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit