-6.2 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Gruaja e nipit të Besnik Bislimit do të mbikëqyrë Ndërmarrjet Publike

- Advertisement -

Pozitën që deri në fund të vitit të kaluar e mbante Valon Prebreza, tash do ta mbaj një tjetër e afërt me pushtetin.

Prebreza ishte Drejtor i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike. Tash ai është kryetar i komunës së Fushë Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në pozitën për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike tash është vendosur u.d Vlora Tosuni.

Por, kush është ajo?

Në emisionin Debat Plus u raportua se ajo është gruaja e Gëzim Tosunit, nipit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.

Gëzim Tosuni është Kryesues i Bordit të Drejtorëve. Në një formë, apo tjetrën, bashkëshortja do të monitoroj punën e tij.

Të ngjashme

Të fundit