Pozitën që deri në fund të vitit të kaluar e mbante Valon Prebreza, tash do ta mbaj një tjetër e afërt me pushtetin.
Prebreza ishte Drejtor i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike. Tash ai është kryetar i komunës së Fushë Kosovës, transmeton lajmi.net.
Në pozitën për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike tash është vendosur u.d Vlora Tosuni.
Por, kush është ajo?
Në emisionin Debat Plus u raportua se ajo është gruaja e Gëzim Tosunit, nipit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.
Gëzim Tosuni është Kryesues i Bordit të Drejtorëve. Në një formë, apo tjetrën, bashkëshortja do të monitoroj punën e tij.







