Spektakli i sontëm i Big Brother VIP Kosova 4 pritet të jetë tejet i zjarrtë.
Në shtëpinë më të famshme në vend do të hyjë bashkëshortja e Labinot Rexhës, e cila pritet të sqarojë publikisht thashethemet që qarkullojnë rreth artistit, përfshirë raportimet për një romancë të supozuar me një serbe, me të cilën thuhet se ka edhe një fëmijë, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, sonte Dolce do të japë rrëfimin e saj emocional, i cili pritet të pushtojë të gjitha platformat sociale.
Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes Albës dhe Limit, një tjetër moment që pritet me shumë interes.
Prime i Big Brother VIP Kosova 4 transmetohet LIVE sonte nga ora 21:00 në YouTube, në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova.
Qëndroni para ekranit






