Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Soni Malaj festoi ditën e saj të lindjes dhe ndër urimet e shumta që ka marrë në atë ditë të veçantë, një urim zemre i është bërë edhe nga këngëtari i njohur, Sinan Hoxha.
Sinani ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me këngëtaren e njohur dhe bashkangjitur postimit të tij ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen e vogla e vëllait. Të dua”.
Por ditën e djeshme, këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka qënë e ftuara e radhës në rublikën “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronaldo Sharka dhe Erjola Doci.
Gjatë lojës me fotografi të personazheve, Soni ka habitur me veprimin e saj, duke grisur fotografinë e mikut të saj, Sinan Hoxha.
Teksa Erjola ka treguar foton e Sinanit, Soni ka marrë në dorë foton e artistit dhe e ka ndarë në copa të vogla.
“Ik se ia kam inatin se nuk më ka ardhur në ditëlindje. Ma jep ta gris, ma jep”.
Pavarësisht se gjithçka është bërë në kuadër të humorit, mesa duket Soni nuk e paska pritur aq mirë mungesën e Sinan Hoxhës në festën e organizuar për ditën e lindjes së saj.
Soni dhe Sinani përveçse kanë bashkëpunuar në fushëm muzikore me hitin “Shukarije”, ata janë gjithashtu miq shumë të mirë prej vitesh, duke i rezistuar kohës.