5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Grimes do ndërhyrje plastike, Elon Musk i ‘pret hovin’

- Advertisement -

Elon Musk i është përgjigjur ish-partneres së tij Grimes, e cila mendon të ndryshojë paraqitjen fizike. Muzikantja 34-vjeçare postoi në Twitter se dy vite më parë kishte caktuar takim me një “kirurg të mrekullueshëm plastik” sepse mendonte të bënte ndonjë “ndryshim në mes të të 30-ave”, ndonëse nuk vazhdoi më tej.

Më pas, pyeti ndjekësit: “Ndonjë modifikim fytyre që mendoni se do më shkonte?” Ajo diskutoi me ta dëshirën për “veshë elfi” dhe “dhëmbë vampiri”.

“Gjithashtu, a ka bërë ndonjëri modifikim veshësh me një rezultat të mirë? Kam frikë se kartilagji i veshit do të shërohet me vështirësi. Sidomos si artiste, kjo ndërhyrje duket e rrezikshme, por e kam dashur për gjithë jetën time. Kureshtare për përvojat e njerëzve!”.

Elon Musk, miliarderi me të cilin Grimes ka dy fëmijë, i dha një përgjigje që mesa duket nuk e aprovon shumë dëshirën e artistes: “Disavantazhi i operacionit të veshëve të elfit e tejkalon avantazhin”. 

Grimes bëri një tjetër postim ku i shprehte Musk se kjo i dukej si diçka e së ardhmes, që përfshin një teknikë gjenetike që shënjestron kode specifike të zinxhirit të ADN-së për t’i ndryshuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit