Griezmann afër transferimit në MLS

- Advertisement -

Antoine Griezmann është shumë pranë largimit nga Atletico Madridi, pasi është në prag të transferimit te Orlando City në MLS.

Sipas mediave spanjolle, francezi pritet të udhëtojë në ShBA për të finalizuar marrëveshjen, e cila është në fazë të avancuar.

Megjithatë, ai synon fillimisht ta mbyllë aventurën te Atletico me sukses, duke luftuar për trofe deri në fund të sezonit.

Largimi i tij do të shënojë fundin e një epoke të rëndësishme për klubin madrilen, ku ka qenë një nga lojtarët vendimtarë në fazën e sulmit.

Të ngjashme

Të fundit