21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Grida Duma duke aq e ëmbël krahas nipit dhe mbesës, por fansave ua mori mendjen ky detaj

- Advertisement -

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar në daljet e saj televizive, ku bie në sy për stilin e veçantë që ndërthur klasiken me sportiven, por edhe tiparet karakteristike, andaj nuk do e ekzagjeronim aspak nëse themi që Grida Duma është një nga gratë më sharmante të jetës publike në Shqipëri.

Mirëpo përtej angazhimit televiziv dhe atij akademik, ku ruan gjithmonë një staturë serioze, Grida është natyrë aq sa rebele, po aq edhe e ëmbël. Së fundmi në një fanpage në Instagram po qarkullon një foto e saj me dy nga njerëzit më të shtrenjtë në jetë, fëmijët e motrës.

GRIDA DHE GERIS DUMA

Teze Grida duket aq e ëmbël dhe aq e paqtë krah tyre, një imazh që duket sikur i jep jetë shprehjes së njohur ” Xhevahiret më të çmuar që do të keni ndonjëherë në qafë do të jenë krahët e nipërve dhe mbesave tuaja”.

Por, ndjekësit kanë vënë re një tjetër detaj, fotot e saj nuse. Nëse e shihni foton me vëmendje do të shquani disa imazhe bardh’e zi, që me siguri janë shkrepur ditën kur Grida dhe Ilir Shqina i thanë PO njëri-tjetrit. Pra nëse kishit kureshtje për ta parë Gridën nën petkun e bardhën, mjafton të zmadhoni foton. Një gjë është e sigurt, bukuria dhe eleganca e saj janë të pakoha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit