“Anatomia e Grejit”, seriali i famshëm amerikan do të ketë edhe një sezon të 19-të. Seriali që ka thyer për vite me radhë rekorde të tëra do të rikthejë edhe një herë historitë e stafit të mjekëve të famshëm.
Aktorja Elen Pompeo është konfirmuar në rolin e protagonistes Meredit Grej. Vetë Pompeo nuk e kishte fshehur dëshirën për t’i dhënë fund “Anatomia e Grejit”, por mesa duket ka ndërruar mendim.
Ylli i kinematografisë amerikane është 1 nga tre “të mbijetuarit” e kastit origjinal të aktorëve shumica e të cilëve e mbyllën kontratën që në sezonin e 17-të.
“Anatomia e Grejit” mbeti për shumë vite seriali numër 1 për audiencën nga 18 deri në 48 vjeç. Në sezonin e 19-të autorët thonë se “do të eksplorojnë në botën e mjekësisë moderne mes protagonistëve historikë, por edhe personazheve të rinj”.