-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Greva vazhdon, BSPK në pritje të hapjes së dialogut me Qeverinë

- Advertisement -

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka reaguar pas deklarimeve të ministrit Murati, sot, në një konferencë për media, i cili tha se grevistët nuk do të paguhen për orët e humbura, ndêrkaq akuzoi SBAShK-un se nuk dihet çfarë bën me milionat që i merr nga anëtarësia, shkruan Scanner.

BSKP thotë se Greva e Përgjithshme e BSPK-së është duke u zhvilluar.

“Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale”, thuhet në komunikatë, transmeton Scanner.

Komunikata e plotë:

Greva e Përgjithshme e BSPK-së është duke u zhvilluar

Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

29 gusht 2022

Sot, e hënë, më 29 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale.

Partneri ynë Social – Qeveria duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre.

Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve.

BSPK është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji./Scanner/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit