7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Greva në arsim, nuk zbrapsen mësimdhësit, deklarohen PRO grevës

- Advertisement -

Ditën e djeshme Sindikata e Bashkuar e Arsimit, (SBASHK) njoftoi se do të kërkojnë mendimin e anëtarsisë në lidhje me pezullimin e grevës.

Gazeta Scanner ka kontaktuar anëtarë të Këshillit Grevisht, për të pyetur më gjerësisht, por sipas tyre, pavarësisht që ende nuk kanë dal rezultatet e anëtarsisë për të pezulluar apo jo grevën, gjasat janë greva të vazhdojë.

“Ende nuk kemi marrë opinionet dhe qëndrimet e antarsisë dhe posa t’i marrim, brenda këtyre ditëve do të dalim me rezultate, dhe do ta njoftojmë edhe BSPK-në. Ju siç jeni në dijeni BSPK-ja e ka shpallë grevën dhe BSPK-ja është ajo që e pezullon grevën”, thanë nga SBAShK.

Por, mësohet se shumica e mësimdhënësve janë pro vazhdimit të grevës, deri në realizimin e kërkesave tyre.

Ndryshe, greva në arsim dhe tek shërbyesit civilë po përmbyll javën e pestë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit