Pas aeroportit të Hamburgut, sot në Gjeramni në grevë janë edhe 13 aeroporte të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i DW, Bahri Cani.

Sipas tij, me thirrje të sindikatës ver.di sot në grevë janë gjithësej 13 aeroporte, ndër to edhe ato në Frankfurt, München, Stuttgart, Köln/Bonn, Düsseldorf, Dortmund, Hannover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle.

Ndërsa në aeroportet Weeze në Karlsruhe ka grevë të pjesshme.

  1. “Sindikata ver.di kërkon rritjen e rrogave prej 8% ose të paktën 350 euro në muaj si dhe disa kushte të tjera, ndërsa punëdhënësit kanë refuzuar deri tani. Negociatat mes tyre për plotësimin e kushteve do të vazhdojnë me 14 mars, por fakt është që sot do të shkurtohen mbi 3.400 fluturime dhe do të dëmtohen rreth 510.000 udhëtarë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Sipas AP News, anulimet e fluturimeve në aeroportin gjerman të Hamburgut kanë prekur më shumë se 40,000 pasagjerë.

 

Aeroporti i Berlinit anuloi të gjitha nisjet dhe mbërritjet e rregullta, ndërsa Aeroporti i Hamburgut konfirmoi se asnjë nisje nuk ishte e mundur.

Aeroporti i Këlnit/Bonnit pezulloi të gjitha shërbimet e rregullta të pasagjerëve dhe Aeroporti i Mynihut paralajmëroi udhëtarët që të parashikojnë një “orar fluturimi shumë të reduktuar”. Ndikimi i grevës u përhap në të gjithë vendin, duke prekur njësoj udhëtarët dhe bizneset, raporton Independet.