10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Greva e minatorëve të Trepçës besohet se shkaktoi dëme qindra mijëra euro

- Advertisement -

Ishte gushti i këtij viti kur punëtorët e Trepçës hynë në grevë dyditore.

Reagimi i parë i menaxhmentit ishte që me këtë veprim po shkaktohet dëm financiar për kompaninë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani, vlerësonte se 40 mijë euro ishte dëmi që po shkaktohej për secilën ditë të kaluar në grevë.

Derisa, bojkoti i kaluar i punës zgjati dy ditë, ky i fundit zgjati shumë më gjatë.

10 ditë nuk u punua në minierën e Stantërgut dhe nëse përllogaritet me deklaratën e kryeshefit, i bie që kjo ndërmarrje humbi 400 mijë euro.

Por, grevistët për këtë nuk e shohin vetën fajtorë.

E në rast se greva do të zgjaste, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëronte një dëm edhe më të madh për Trepçën.

Thoshte se Qeveria nuk do ta jap kredinë 20 milionëshe për këtë kompani.

Se kush e merr përgjegjësinë për këtë humbje financiare për Trepçën, nuk po duan të flasin zyrtarët më të lartë të kësaj ndërmarrjeje.

As u.d. i kryeshefit e as anëtarët e bordit nuk janë përgjigjur në pyetjet e tëvë1.

Derisa, greva u ndërpre mesnatën mes të enjtes dhe të premtes pas negociatave disa orëshe me anëtarët e bordit.

Puna në këtë ndërmarrje i është kthyer normalitetit, ndonëse minatorët kanë paralajmëruar se në rast se nuk zbatohet marrëveshja, do t’i kthehen sërish grevës.

Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit