Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Gashi, është kthyer në kujtime nga e kaluara, duke ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë të vitit 2013.
Në një postim të publikuar në Instagram, Gresa ka shpërndarë një fotografi nga një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në imazh, ajo shihet në një ambient zyrtar së bashku me Thaçin, në atë kohë Kryeministër i vendit, shkruan “Kosovarja”.
Ky postim vjen si një rikujtim i një periudhe kur Gresa ishte aktive në projekte artistike dhe kulturore në Kosovë. Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth kontekstit të takimit, por ka theksuar vitin 2013 si momentin kur fotografia është realizuar.
Gresa Gashi është e njohur për karrierën e saj në aktrim dhe për pjesëmarrjen në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, ku u bë një nga figurat më të përfolura të spektaklit.