1.5 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Grënlandë: Evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s

- Advertisement -

Kërcënimet e Trumpit kundër Grënlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e bën veshin të shurdhër.

Në sfondin e pretendimit të SHBA-së ndaj Grënlandës vendet evropiane po përpiqen t’i mbështesin politikisht Danimarkën dhe Grënlandën. Pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga disa vende evropiane, në të cilën theksohet se “Grënlanda i përket popullit të saj” dhe theksohet se SHBA është një “partner i rëndësishëm” për sigurinë në Arktik, Gjermania, Britania e Madhe dhe një sërë shtetesh evropiane anëtare të NATO-s u shprehën për zgjerimin e pranisë së aleancës në Arktik.

Nuuk 2025 | Pamje nga kryeqyteti i Grënlandës i mbuluar nga bora dhe akulli
Kryeqyteti i Grënlandës NuukFotografi: Zhao Dingzhe/Xinhua/dpa/picture alliance

Sipas diplomatëve fjala është për idenë e krijimit të një misioni mbikëqyrës të quajtur “Arctic Sentry” (Rojet e Arktikut). Me këtë ide vendet evropiane synojnë të shfuqizojnë argumentin e amerikanëve se në këtë rajon strategjikisht të rëndësishëm siguria nuk mund të garantohet në mënyrë të mjaftueshme.

Pjesë e rëndësishme e territorit të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,Mark Rutte, tha se të gjithë aleatët e NATO-s janë të një mendjeje për rëndësinë e Arktikut dhe të sigurisë së Arktikut. Rajoni është një “pjesë e rëndësishme” e territorit të NATO-s dhe ekziston rreziku që Rusia dhe Kina të bëhen “më aktive” atje në të ardhmen. “Aktualisht po punojmë për hapat e ardhshëm për të siguruar mbrojtjen e përbashkët ndaj këtij rreziku.” Aleanca, tha ai, nuk kishte qenë “aq shumë” e përfshirë në Arktik në të kaluarën, por me kërkesë të vendeve nordike, anëtare të NATO-s, ajo e ka ndryshuar vitin e kaluar këtë qëndrim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte duke folur
Rutte: Të gjithë aleatët e NATO-s janë të një mendjeje për rëndësinë e Arktikut dhe të sigurisë së Arktikut. Rajoni është “pjesë e rëndësishme” e territorit të NATO-s.Fotografi: Antonio Bronic/REUTERS

Edhe Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi pas takimit në Uashington me homologun e tij Marco Rubio se çështja e sigurisë në Atlantikun e Veriut duhet të zgjidhet brenda kornizës së NATO-s.

Trumpit nuk i bëjnë përshypje deklaratat e evropianëve

Duket se këto propozime kanë rënë në vesh të shurdhër tek Presidenti i SHBA-së Trump lidhur me pretendimin e tij për Grënlandën. Një gazetar e pyeti Trumpin në bordin e Air Force One, nëse fakti që Britania e Madhe dhe Gjermania po diskutojnë aktualisht plane për rritjen e sigurisë në Arktik brenda kornizës së NATO-s, ndryshon ndonjë gjë në përfytyrimet e tij. Dhe Trumpi tha se ato nuk e ndryshojnë vlerësimin e tij. “Ne flasim për blerje, jo për marrje me qira,” theksoi ai.

Fotomontazh: Donald Trump majtas, pamje nga Grënlanda, djathtas
Trump: Ne flasim për blerje, jo për marrje me qira të GrënlandësFotografi: Federico Parra/Odd Andersen/AFP

Trumpi e bëri të qartë se qëllimi i tij është ta zotërojë Grënlandën për një periudhë afatgjatë. Ai e justifikoi këtë edhe një herë duke pretenduar se përndryshe Kina ose Rusia do ta aneksonin ishullin. “Nëse nuk e marrim Grënlandën, Rusia ose Kina do ta bëjnë këtë, dhe unë nuk do ta lejoj që kjo të ndodhë,” tha presidenti i SHBA-së. /dw

Të ngjashme

Të fundit