15.5 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Grenelli kërkon shkarkimin e gazetarëve të një mediumi që operon edhe në Kosovë

- Advertisement -

Emisari i misioneve të veçanta të presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka komentuar një shkrim të gazetës njujorkeze, e cila ka raportuar se gazetarët e Zërit të Amerikës janë duk u hetuar për komentet kritike ndaj Trumpit.

Grenelli ka thënë se Zëri i Amerikës paguhet nga taksat e amerikanëve për të shtyrë përpara politikat e SHBA-së.

“President i SHBA-së është Donald Trumpi dhe politikat e tij janë votuar nga populli amerikan. Nëse stafi i Zërit të Amerikës nuk mund të shtyjë politikat amerikane atëherë duhet të shkarkohet. Nuk janë të pavarur”, ka shkruar Grenelli në një postim në “X”.

Zëri i Amerikës operon edhe në trojet shqiptare, gjithashtu ka një edicion të veçantë në gjuhën shqipe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit