Grenelli “germë për germe” në linjë me Vuçiqin, thotë se “Blinken dhe Sullivan gënjyen” për trupat serbe në kufi

- Advertisement -

Germë për germe e shkronjë për shkonje, ish-Përfaqësuesi Special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë atë që thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për praninë e forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën; prani kjo që u kërkua “urgjentisht” të largohet nga atje.

Atë që Vuçiq tha në Financial Times – ku madje akuzoi Antony Blinken-in dhe Jake Sullivanin se thanë “rrena të kulluara” – e përsëriti në plotni Grenell-i, pa e cituar fare; po ashtu, njëtjë sikur Vuçiqi, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë për “gënjeshtra”.

“Jake Sullivan dhe Antony Blinken dje shtynë informacione të rreme për trupat serbe në kufirin me Kosovën. Ata nuk kanë lidhje me Ballkanin. Vitin e kaluar kishte 14 mijë trupa, sot janë 7500 trupa dhe deri të hënën do të ketë 4 mijë trupa serbe në kufi. Pra, pse Shtëpia e Bardhë Joe Biden gënjeu për një rritje? Është një ndërtim DOWN. Dhe pse i dhanë një vijë të kuqe të 3 qershorit Albin Kurtit dhe më pas e lanë ta kalonte vijën pa pasoja? Dobësia shkakton kaos”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1708161455902871866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708161455902871866%7Ctwgr%5Ed530c7a6f2d7b1fa10bf56778407f3e2795df7a0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2FRichardGrenell2Fstatus2F1708161455902871866widget%3DTweet

 

Të ngjashme

Të fundit