Kryeministri Albin Kurti ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.
Kurti në videon e publikuar në një nga llogaritë e komedianëve rusë, thotë se Richard Grenell është homoseksual.
“Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën.
Ai ka marrë një çmim të lartë në Beograd, të klasit të pare si diplomat. Kështu që nuk është në rregull të marrës çmim të atij soji në një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral.
Tash ka një punë të re, Instituti Kenedi, ku ka të bëjë me vlerat e ShBA-së ku ka të bëjë me vlerat e SHBA-ve… Edhe pse ai vetë është gej…”, ka thënë ndër të tjera ai.
Më pas, ai ndërpritet prej njërit nga komedianët, të cilët prezantohen si presidenti i Letonisë, duke thënë se “edhe unë jam gej“.
Më pas Kurti kërkon ndjesë, duke thënë se s’e ka ditur.