16.7 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Grenell skeptik se mund të ketë zgjerim të investimeve në Kosovë “ku siguria fizike dhe pronëse varet nga NATO

- Advertisement -

“Është naive të llogaritet në zgjerimin të huaj biznesor në rajon ku siguria fizike dhe pronësore garantohet nga prania e trupave të NATO-s”, ka thënë ish-Përfaqësuesi Special i ish-Presidentit të ShBA’së, Richard Grenell, duke folur në tre vjetorin e Marrëveshjes së Uashington për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto komente Grenell i bëri në median serbe “Kosovo-Online”, ku u shpreh se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “veçse janë përkeqësuar” dhe se duhet larguar “nga manovrat politike, fitoret simbolike dhe qërimin e hesapeve”.

“Duhet lëvizur drejt një të ardhmeje ekonomike”, ka thënë Grenell.

“Fatkeqësisht, Joe Biden dhe administrata e tij e kanë bërë të qartë se Ballkani dhe populljt ballkanikë nuk janë prioriteti i tyre. Është e qartë se njerëzit e Kosovës, Serbisë dhe më gjerë në Ballkan kanë përfituar shumë nga qëndrimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe unë sinqerisht shpresoj se do të shohim një tjetër administratë Trump, në mënyrë që ai të bëjë sërish rajonin e Ballkanit një prioritet kryesor për Amerikën”, përfundoi Grenell.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit