3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Grenell: ShBA duhet të tregohet më e ashpër me Kurtin, populli i Kosovës meriton më mirë

- Advertisement -

Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për injorim të propozimeve amerikane. I njëjti ka kritikuar edhe shtetet e QUINT-it për, siç e quajti ai, deklaratë të “dobët dhe të ngadaltë” atë për shtyrje të zgjedhjeve.

Grenell këto deklarata i ka dhënë në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, teksa ka thënë se kryeministri Kurti ka shkelur Marrëveshjet e Brukselit dhe atë të Washingtonit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po krijon kaos të njëanshëm në veri dhe po përpiqet qartë të zhvendos vëmendjen e popullit të Kosovës nga politikat e tij katastrofike ekonomike”, ka deklaruar ai.

“Deklarata e ambasadorëve të Quintit për shtyrjen e zgjedhjeve është reaktive, e ngadaltë dhe e dobët”, ka thënë tutje ish-emisari amerikan.

“Kurti ka thyer në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Uashingtonit. Ai ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është paraqitur. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit DUHET të bëhen më të ashpër me të. Ai vazhdon të mbjellë kaos”, vijon deklarimi i tij.

Krahu i djathtë i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në anën tjetër ka inkurajuar Serbinë që të implementojë Marrëveshjet e Brukselit dhe atë të Washingtonit pa vonesa.

“Qeveria serbe duhet të zbatojë pa vonesë Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Uashingtonit. Vetëm pse se Kurti po i thyen ato marrëveshje, nuk i jep Serbisë një justifikim për të ndaluar respektimin e zotimeve të tyre”, vijon deklarimi i Grenell

“Ne kemi nevojë për udhëheqjen e SHBA-së tani!”, përfundon postimi i tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit