Gazeta amerikane “Politico” ka vazhduar raportimet për ish-emisarin presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe faktin që i njëjti është përmendur për disa pozita të ndryshme të rëndësishme në administratën e re Trump.
Sipas “Politico”-s, Grenellit i ishte ofruar pozita e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, por që Grenell sipas gazetës i ka hedhur poshtë. Megjithatë gazeta amerikane shkruar se bazuar në disa njerëz me njohur për tranzicionin e administratës, s’përjashtohet mundësia që Grenell të marrë ndonjë rol të rëndësishëm në Administratën e re Trump.
“Grenell-it iu ofruan poste të tjera në administratën e Trump, duke përfshirë drejtorin e inteligjencës kombëtare, të cilat ai i hodhi poshtë, sipas dy personave të njohur me bisedat. Së fundmi, ai ka qenë i zëshëm për të ndihmuar mikun e tij, Kash Patel, të zbarkojë si drejtor i FBI-së. Dhe shumë njerëz me njohuri për tranzicionin nuk e përjashtuan mundësinë që Grenell të marrë ende një lloj roli të rëndësishëm”, shkruan gazeta amerikane.