I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite.
Kësisoj, gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova.
Në një postim në platformën X, i dërguari i Trump shkruan se ‘amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur’. Sipas tij, miliarda dollarë iu janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.
Shifrat e USAID:
Kosova: $537 million
Bosnje Hercegovina: $402 million
Macedonia e Veriut: $290 million
Serbia: $209 milion
Shqipëria: $189 milion
Mali i Zi: $77 milion
Totali: 1.7 miliardë dollarë