-2.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Grenell po pajtohet se skandalet e Kurtit dhe raportet e tensionuara me aleatët çuan në rënien e votave

- Advertisement -

Njëri nga zyrtarët më të lartë të Administratës Trump të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, duket se është pajtuar se skandalet e shumta të Qeverisë Kurti çuan në tkurrjen e mbështetjes ndaj qeverisjës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo meqë, vet Grenell ka ndarë për ndjekësit e tij një analizë të opinionistit Berat Buzhala, në të cilën flet qartë se si në këtë rënie rezultati, ndikuan edhe marrëdhëniet e tensionuara të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, me aleatët ndërkombëtarë.

Buzhala në opinionin e tij ndër tjera shkruan se si në vitin 2021 Kurti kishte fituar 50.2%, por skandalet e shumta, shkaktuan rënien e mbështetjes në zgjedhejt e 9 shkurtit 2025.

”Në vitin 2021, Kurti kishte fituar 50.2%.

Skandale të shumta korrupsioni, si dhe marrëdhëniet e tensionuara me aleatët ndërkombëtarë, kanë bërë që mbështetja e tij të tkurret me më shumë se 10%, ose mbi 100,000 vota. Kurti nuk është afër projeksionit të tij prej 500 mijë votash, as nuk është afër votave që kishte në vitin 2021”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit