23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Grenell përgënjeshtron zëdhënësin e Berishës se ka lobuar për takim mes Ramës e djalit të Trumpit

- Advertisement -

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit, Trump Jr, janë përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Sipas një artikulli të publikuar në media, Grenell është përpjekur që të përfshijë në agjendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në tiranë ku të takonte kryeministrin Rama.

Ai ka reaguar përmes platformës X, ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin si dhe duke i kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

 

 

Djali i presidentit Trump ka reaguar duke e ripostuar në X reagimin e Grenell.

Të ngjashme

Të fundit