7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Grenell ngre shqetësime serioze për ish-kryeprokurorin Smith: Mediat të hulumtojnë ndjekjen penale të Thaçit

- Advertisement -

Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje mediave që të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith në Hagë. Grenell, përmes një cicërime në Twitter, ka nxjerrë në pah shqetësimet serioze për ndjekjen penale të Thaçit dhe sjelljen e Jack Smith.

Sipas Grenellit, Thaçi është ende në burg dhe aktakuza e Smithit është e mbushur me gënjeshtra. Grenell më tej pretendon se “dëshmitarët e rremë” në këtë rast kanë bërë akuza të egra për taktikat e Smith.

Sipas tij, mediat kanë përgjegjësinë për të hulumtuar këto pretendime që lidhen me aktakuzën ndaj Thaçit dhe akuzat e tij ndaj Smithit.

Deklarata e ish të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi ngre pyetje të rëndësishme për integritetin e prokurorisë së Thaçit dhe rolin e Smith në këtë rast.

“Mediat duhet të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit në Hagë nga Jack Smith. Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës.” – ka shkruar Grenell.

Grenell ka ngritur akuza të ashpra ndaj ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, edhe më parë.

Ai ka akuzuar ish-kryeprokurorin Smith se ka përdorur agjentë të rremë të CIA-s për të manipuluar dëshmitarët në procesin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë për më shumë se dy vite.

Pasi mori kontrollin e hetimeve federale mbi përpjekjen e Trumpit për të përmbysur jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe mbi mënyrën se si u mor me dokumentet që iu gjetën pasi e la detyrën, Jack Smith është shndërruar në një aktualitet të politikës në ShBA.

Rreth një muaj më parë, gazeta prestigjioze amerikane, The New York Times, ka bërë një artikull të gjatë për ish-kryeprokurorin.

“Prokrurori Special që po heton Trumpin përballet me sfida me të cilat s’u përballën të tjerët,” – titullohet ky artikull.

Aty është përfshirë për herë të parë rasti problematik i presidentit aktual amerikan Joe Biden me dokumente të klasifikuara, dhe se si ky rast mund të ndikojë në punën e tij për të hetuar Donald Trumpin pikërisht për këtë çështje.

Aty tregohet se si Smithi po punon në dy hetimet kundër Trumpit para se ai të jetë zyrtarisht kandidat për president të ShBA-ve në vitin 2024.

“Por, edhe ndërsa z. Smith – i njohur nga kolegët si prokuror i shpejtë – shtyn përpara drejt qëllimit të tij, po përballet me disa erëra të kundërta për dallim me prokurorët tjerë. Sfidat për të janë unike pasi kongresmenët republikanë të sapo-forcuar kanë themeluar një komitet përgjegjës për hetimin e hetuesve për të cilët ngulmojnë se po jua shënjestrojnë partinë dhe ish-presidentin për qëllime politike.” – shkruan The New York Times.

Kujtojmë se aktakuza kundër ish-presidentit Thaçi përfshin akuza për vrasje, torturë, etj., gjatë Luftës së Kosovës dhe jo vetëm. Thaçi dha dorëheqjen nga posti i tij si President i Kosovës në nëntor 2020 për t’u përballur me pretendimet e aktakuzës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit