![Grenell: Miliarda dollarë shkuan për OJQ-të që shtyjnë politika radikale Grenell: Miliarda dollarë shkuan për OJQ-të që shtyjnë politika radikale](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/1d3afd09d5a82f44b786d44f86651f2cfa-richard-grenell.rsocial.w1200.jpg)
Emisari për misione të posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka theksuar se miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për organizata joqeveritare që shtyjnë politika radikale në Ballkanin Perëndimor.
Grenell ka shpërndarë një postim të “Kos_data” në platformën ‘X’, e në të cilin Kosova prinë në një listë për nga milionat e përfituar prej USAID-it në Ballkanin Perëndimor në periudhën 2020-2024 me 537 milionë dollarë. Ai ka thënë se milionat janë ndarë nga politikanët amerikanë në mënyrë të pamatur.
“Amerikanët punëtorë paguajnë taksa, politikanët në Washington DC, i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliarda u jepen OJQ-ve të krahut të majtë për të shtyrë politika radikale në shtete të tjera”, ka shkruar Grenell.
Presidenca amerikane ka vendosur t’i ndalë ndihmat amerikane për botën. Trump ka vendosur t’i ngrijë të gjitha për 90 ditë, përveç ndihmës urgjente ushqimore dhe ndihmës ushtarake për Izraelin dhe Egjiptin