Home Lajme Grenell: Madje edhe kryeministri i Shqipërisë fajëson Kurtin, “katastrofë për Kosovën

Grenell: Madje edhe kryeministri i Shqipërisë fajëson Kurtin, “katastrofë për Kosovën

0
Grenell: Madje edhe kryeministri i Shqipërisë fajëson Kurtin, “katastrofë për Kosovën

 

Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, duke komentuar intervistën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për BBC-në, ka thënë se madje edhe kryeministri shqiptar fajëson kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Siç ka shtuar ai, kjo është një “katastrofë për Kosovën”.

Edi Rama ka thënë për BBC se nuk ishte ide e mirë të insistohet që kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat komunale në veri dhe të nxisin dhunën.

“Edhe kryeministri shqiptar fajëson Kurtin. Kjo është një katastrofë për Kosovën”, ka shkruar Grenell në Twitter.

 

 

 

Exit mobile version