0.3 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit, burgimi i tij duhet të marrë fund

- Advertisement -

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Grenell në X, ka shkruar edhe për ish-Presidentin Hashim Thaçi, ku thotë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë.

“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, ka shkruar Grenell.

“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkruan ndër të tjera Grenell.

Postimi i plotë:

I uroj të gjithë miqve të mi në #Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre.

Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë.

Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës.

Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund. #JackSmith

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit